RSS Feed

Vector Agjensi turistike Vectortours Vectori » Shërbimet

Shërbimet

Shërbimet tona karakterizohen me korrektësi dhe eficiencë të lartë në të gjitha transakcionet, qofshin ato për rezervimet e biletave të aeroplanit e autobusëve, qofshin ato në përgatitjen e pasagjerëve tanë që të udhëtojnë për në destinacionet që ofrojmë ne por edhe në ndihmën për zgjidhjen e problemeve nga më të ndryshmet.

Secili udhëtarë e pasagjer ka kërkesat e tija, ndërsa ne jemi duke u munduar dhe kemi bërë të gjitha përgatitjet tona që shërbimet e ofruara nga ne të jenë individuale dhe ti përshtaten çdo klienti.

Dhe gjithmonë të jeni të bindur se ndihma jonë shkon më larg se ajo e të sjellurit në destinacionin tuaj të kërkuar. Stafi ynë profesional dhe me një përvojë të gjatë pune është specializuar dhe njeh shumë kërkesa nga udhëtarët tanë dhe ata do ju ndihmojnë për të gjetur një taksi, një hotel banimi, një restorant apo edhe një kafene për tu shlodhur.

Në bagazhin e një përvoje të gjatë për më shumë se 20 vjet, ne kemi pothuajse të njëjtit shofer autobusësh, të njëjtit kondukterë/faturina dhe përcjellës udhëtimesh, të njëjtit ndihmës në aeroporte për check in dhe të njëjtit pranues në aeroporte – ashtu si në ditën e parë të hapjes së agjencisë tonë të udhëtimeve. Përvoja e fituar e nëpunësve tanë ofron siguri në udhëtime, njohje të itinerarit të udhëtimeve dhe njohja me problemet dhe zgjidhja e tyre në mënyrë sa më të shpejtë.

Ajo çka ka ndryshuar janë autobusët tanë, linjat fluturuese, mjetet e komunikimit – ato tani janë më moderne, më komforte dhe më relaksuese – ne jemi një kompani serioze udhëtimesh, që dëshirat e klientëve tanë janë obligim ynë. Klienti i gëzuar është frymëzim për ne që puna e suksesshme të vazhdoj edhe më tej.

Vector Tours ofron shërbime nga më të ndryshme por binduni vet me përkushtimin tonë për t’ju qenë sa më afër jush. Mjafton që të na telefononi dhe bashkëpunëtorët tanë janë të gatshëm që tu ofrojnë ndihmën e nevojshme dhe shërbimin e kërkuar.

Shërbimet e ofruara:
•  Bileta aeroplani
•  Rezervimi i biletave të aeroplanit, pranimi në aeroport
•  Bileta autobusi
•  Rezervimi i biletave të autobusit, pranimi në vendnisje
•  Plotësimi i formularëve
•  Sigurime në udhëtim
•  Informata mbi nisjet dhe ardhjet e autobusëve/aeroplanëve
•  Informata mbi kushtet e udhëtimeve
•  Informata përcjellëse mbi rezervimet
•  Dhe shumë informata tjera të cilat ju mund ti keni

 

Comments are closed.